Subscribe

Konsumi i duhanit do t’i nënshtrohet rregullave të ashpra dhe masave të reja administrative. Duke raportuar për 4000 vdekje në vit nga duhani ministrja e shëndetësisë prezantoi masat për duhanpirësit dhe importuesit e cigareve. Në pritje të miratimit të ligjit në sesionin e ri parlamentar propozohet të ndalohet konsumi edhe i cigareve elektronike në ambiente të mbyllura. Ndonëse për këtë nuk ka evidencë shkencore, siç pranon edhe vetë ministrja, sërish konsumatorët do të penalizohen për konsumin e duhanit me ngrohje dhe shishas ne ambiente te mbyllura.

 

Në draftin e propozuar, krahas duhanit klasik dhe atij elektronik nuk është përjashtuar edhe ai me shije. Me ndryshimet e propozuara, nuk do të lejohet më as shitja e duhanit të hapur dhe paketat me numër të reduktuar të cigareve.

 

Sipas Ministrisë pritet që propozimi për duhanin me shije të hyjë në zbatim pas 4 vitesh, ndërsa ndryshimet e tjera menjëherë pas kalimit në  parlament. Ndërsa në vitin e ardhshëm do të rikthehet propozimi edhe për shitjen në pika të licencuara i duhanit dhe jo në markete apo dyqane të tjera.

 

Për sa i përket gjobave, Manastirliu kërkon qe ato te gjashtëfishohen nëse një subjekt shkel disa herë brenda vitit ligjin për duhanin në ambiente të mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *