Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, deklaroi se me Buxhetin e 2022 do të mundësohet rritja e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

 

“Sa i përket sektorit të Mbrojtjes Sociale buxheti për vitin 2022 do të financojë  mbi 27 miliard 850 milion lekë. Do të mbështet përkujdesi social në vlerën Skema e Ndihmës Ekonomike do të ketë rritje gjatë vitit 2022, me një faturë financiare 1.4 mld lekë dhe do të mbështesë 68 mijë familje, më kontretisht: Rritjen me 10% të masës së ndihmës ekonomike për të gjithë familjet përfituese të skemës. Dyfishimin e ndihmës ekonomike për familjet me më shumë se 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç. Ndërkohë që masa e Ndihmës Ekonomike për fëmijët me statusin e jetimit si dhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të trefishohet”, tha Manastirliu.

 

Për vitin 2022, ajo tha se janë parashikuar të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar më shumë se 164 mijë persona përfshirë edhe kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës, me një fond në masën 16 miliard e 790 milion lekë.

 

Po ashtu, do të vijojë Programi i Bonusit të Bebes për mbështetjen e mbi 30 mijë familjeve çdo vit. Në buxhetin e vitit 2022 është parashikuar fondi prej 2 miliardë e 300 milion lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *