Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë mesazhin e mjekes së njohur në shërbimin onkologjik, Dhurata Tarifa për kujdesin që duhet të tregojnë qytetarët për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Tarifa shkruan se për të shmanguar rrezikun e virusit me të cilin po bashkëjetojmë prej 6 muajsh duhet të mbrohemi. Sipas saj, mbrojtja është arma e vetme që ekziston momentalisht për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ndër të tjera, mjekja sqaron se mbrojtja është në tre forma:

 “Prej 6 muajsh po bashkëjetojmë me një virus të padukshëm, shumë virulent dhe me një topizëm pulmonar, me një sjellje bizare. Atëherë, në mungesë të një vaksine për të luftuar këtë virus mbetet opsioni i vetëm, mbrojtja. Mbrojtja është në tre forma. Së pari, vendosja e një maske e cila duhet të jetë shumë e puthitur në fytyrë. Së dyti është distancimi fizik. Dhe së treti është higjiena personale dhe ajo territoriale. Duhet të jemi korrekt me higjienën e trupit, por edhe në territor. Sepse jetojmë në komunitet, dhe komuniteti ka disa rregulla për pastërtinë e cila është në dorë të vetë banorëve apo të vetë kalimtarëve”, thotë mjekja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *