Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e sheh të padiskutueshme fitoren e PS.

 

Në një intervistë që gazetarja e “Vizion Plus”, Alba Xhani i mori për “Zgjedhje 2021”, Manastirliu tha se PS do të thellojë avantazhin, në vijim të procesit të numërimit.

“Jemi në mesin e numërimit. Qytetarët shqiptarë kanë besuar për mandatin e tretë PS. Duke qenë se po ndjek procesin e numërimit në këtë KZAZ, jemi në avantazh, jemi shpresëplotë që jo vetëm që nuk do të biem, por do ta thellojmë këtë avantazh. Vullneti i qytetarëve i shprehur përmes votës së tyre është i qartë, ku PS ka marrë bindshëm besimin e qytetarëve.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *