Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se po ndërtohet një sistem tjetër mbështetës për Institutin e Shëndetit Publik për testimet e qytetarëve.
Nisur nga ankesat e ditëve të fundit të qytetarëve se u vonohet përgjigja e tamponit, ministrja tha se kjo situatë po rikuperohet.
“Kishim një fluks të madh gjatë javës së shkuar për të bërë tamponë. Kemi katërfishuar numrin e testimeve të bërë me metodën e artë që është PCR. Por kemi vendosur në operacion edhe laboratorin në QSUT. Po ndërtojmë edhe një laborator, një sistem më shumë për t’iu ardhur në ndihmë kapaciteteve të ISHP. Ky është standardi që Komiteti i Ekspertëve jep si një standard të mirë për kthimin e përgjigjeve.”