Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë marrë pjesë në përurimin e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore.

Duke u ndalur tek investimi më i ri i qeverisë, Manastirliu u shpreh se Agjencia tani ka të gjitha kushtet për të qenë një rregullator i mirëfilltë i tregut dhe shërbimit farmaceutik.

“Kjo Agjenci tashmë disponon kushtet për të qenë një rregullator i mirëfilltë i tregut dhe shërbimit farmaceutik, nga produktet e importit tek prodhimi vendas, njësoj si simotrat në Europë. Laboratorët e rinj të ndërtuar e pajisur, janë garancia, për të rritur sigurinë e barnave. Dyfishohet numri analizave dhe gama e tyre, duke realizuar analiza për kategori barnash që nuk janë kryer ndonjëherë, si psh. ato citostatike (tumorale), imunoterapitë dhe gjithë kategoritë e tjera të produkteve farmaceutike, duke aplikuar procedurat e Farmacopesë Europiane, në të cilën tashmë jemi anëtarë. Laboratoret e rinj, me pajisjet e reja, do të sjellin ndryshimin e pritshëm sa i përket kontrollit dhe cilësisë së barnave në treg”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj, ajo tha se falë reformës në shërbimin farmaceutik sot më shumë se 450 mijë qytetarë përfitojnë barnat falas.

“Herceptina nuk është më makthi për gratë që vuajnë nga tumori i gjirit. Sot, jam krenare që bëmë realitet mbulimin me 100 përqind të kësaj terapie, e cila i ofrohet falas çdo gruaje që lufton me këtë sëmundje. Rritëm me 30 milion dollarë financimin për rimbursimin e barnave për të sëmurët kronikë. Sot, mbi 450 mijë qytetarë, përfitojne falas barnat sipas terapive të mjekimit në listën e rimbursimit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *