Subscribe

Kur duket se për sezonin turistik ka nisur frymëmarrja, bizneset në zonat tursitike duhet të tregojnë kujdes maksimal sa i përket respektimit të protokollit të sigurisë.

Gjatë fjalës së saj në foltoren e  kuvendit ministrja Manastirliu deklaroi se do të ketë pënalitete për cdo biznes që nuk respekton protokollin e sigurisë.

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE       

Çdo shkelje do të ndëshkohet pasi konsiderohet kërcënim i shëndetit të qytetatëve! Për këtë arsye, nëpërmjet këtij akti normativ, do të forcohen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

Duke e vënë theksin te rëndësia e zbatimit të masave, Manastirliu kërkoi mirëkuptimin e biznesit dhe qytetarëve.

Pavarësisht ashpërsimit të masave, një gjë është e sigurt, që këto masa të jenë të vlefshme, varet nga sjellja individuale. Sepse nuk është e mundur që pas çdo subjekti të kemi një inspektor, apo pas çdo personi që është konfirmuar pozitiv, i cili duhet të rrijë i izoluar, të kemi një polic. Kjo duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes, për të jetuar në një normalitet të ri.

Duke shtuar se situata vijon të jetë serioze, Manastirliu është shprehur se janë marrë masat për përballimin e kësaj epidemie, duke forcuar gjurmimin, testimin dhe kapacitetet spitalore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *