E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Manastirliu: Nis sot vaksinimi i gazetarëve të terrenit, nesër policët

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Berat. Manastirliu tha se nga sot do të fillojë vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe kameramanëve, ndërsa nesër do të fillojë vaksinimi i efektivëve të policisë.

“Fillojmë vaksinimin e gazetarëve të terrenit. Nga nesër fillojmë vaksinimin e efektivëve të policisë. Fillojmë me Tiranën, pastaj shtrihemi në gjithë Shqipërinë. Ne po ndjekim planin e vaksinimit të kombinuar. Pra në grupet e riskut ku futen dhe ata të shërbimeve kritike, siç janë policët dhe nga sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, njoftoi Manastirliu.

Duke folur për sigurinë e vaksinave, kreu i qeverisë tha se dozat e kompanisë Sinovac janë të sigurta dhe preferohen nga shumë vende.

Më shumë video

Reklamë