Sociale
Manastirliu në Lezhë: Këtë vit nis ndërtimi i maternitetit të ri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se këtë vit do të nisë të ndërtohet marteniteti i ri i Lezhës.
Gjatë prezantimit të ekipit të ri të mjekëve specialistë, Manastirliu tha se projekti është gati dhe marteniteti do të jetë pjesë e korpusit spitalor.
“Kemi finalizuar projektin për transformimin e spitalit rajonal Lezhë, që nis këtë vit me ndërtimin e maternitetit të ri, i cili do të jetë pjesë e korpusit spitalor”
Ministrja Manastirliu tha se projekti do të vijojë në dy faza të tjera, me atë të rehabilitimit të Poliklinikës dhe rehabilitimin e plotë të godinës qendrore të spitalit të Lezhës.




