Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

Parlamenti debat për “Zvërnecin”, shumica dhe opozita shkëmbejnë akuza...

Shpërthimi me tritol në Balldre, arrestohet autori nga Tirana,...

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja...

“Zvërneci”, opozita interpelancë me ministrin e Mjedisit, Jaupaj: Analizë...

“Trajektorja”, sollën heroinë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri,...

“Trump në Shqipëri vitin tjetër”, Balla: Marrëveshjen e kemi...

Gjermania optimiste për miratimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA

Protesta të dhunshme në Irlandë, turma qytetarësh sulmojnë policinë...

Këlliçi: Rama në burg, Berisha në Uashington! Demokrati përplaset...

“Shqipëria ka një realitet tjetër”, Tabaku: Kam qenë që...

Manastirliu në Laboratorin e ri në QSUT: Standardizim i rregullave për strukturat publike dhe jopublike

27 Korrik 13:15

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër punën në Laboratorin e ri Klinik-Biokimik dhe Mikrobiologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku foli për standardizimin e protokolleve si në strukturat shëndetësore publike ashtu edhe ato jopublike, me synim për rritjen e standardit dhe cilësisë së shërbimit për qytetarët.

 

“Me një grup ekspertësh, kemi ngritur një grup pune për të analizuar sistemin aktual të të gjithë rregullave, normave dhe standardeve që sot aplikohen në shërbimet publike dhe jo publike, nivelin e shërbimeve në struktura të ndryshme të shërbimit shëndetësor, duke filluar nga laboratorët, njësitë vendore të kujdesit shëndetësor nga laboratorët në instutucionet e strukturave të kërkimeve tona shkencore dhe sigurisht në të gjithë spitalet tona dhe në të gjithë rrjetin ku ofrohet shërbimi i laboratorëve dhe nga ana tjetër për të vlerësuar se si sot është niveli në aspektin e shërbimeve edhe në strukturat jopublike, në raport me standardet dhe cilësinë që ato duhet të kenë, për të garantuar të njëjtin standard shërbimi laboratorik për qytetarët“,- tha Manastirliu.

 

Shefja e Shërbimit të Laboratorit Klinik–Biokimik në QSUT, Prof. Dr. Anyla Bulo, nënviozi se me rregulloren e re, do të përmirësohet standardi, duke siguruar një cilësi të njëjtë, si për pacientët që diagnostikohen në Shqipëri, ashtu dhe për një pacientët që diagnostikohet në një vend të Europës.

 

“Sot ne kemi një standard ndërkombëtar që është IZO 15 189 dhe kjo rregullore që pritet të prodhohet nga grupi i ekspertëve, do të garantojë përmirësimin e standardit dhe të gjithë rregullave të funksionimit dhe organizimit të një laboratori dhe siguron një cilësi të njëjtë, si për një pacient që diagnostikohen në Shqipëri, ashtu dhe për një pacient që diagnostikohet diku në një vend të Europës dhe jo vetëm“,- tha Prof.Dr. Anyla Bulo.

 

Prof. Dr. Andi Koraqi, Shef i Shërbimit të Laboratorit Mikrobiologjik në QSUT, u shpreh:

 

“Është shumë e rëndësishme që të kemi një standard për të gjithë laboratorët, si për laboratorët publikë dhe për laboratorët jopublikë, për faktin se, për momentin, zhvillimi i mjekësisë tonë është në nivel të krahasueshëm edhe me nivelet europiane; janë thuajse njësoj, kshu që edhe rezultatet që përftohen nga këto laboratorë, duhet të jenë të besueshme dhe të jenë të krahasueshme me laboratorët në botë“,- tha Prof. Koraqi.

 

Grupi punës me ekspertë të fushës është ngritur për të vlerësuar rregulloren aktuale të laboratorëve dhe gjithashtu për të parë zhvillimin në perspektive, me standardet që duhet të plotësojnë, me akreditimin, me personelin që duhet të punojë, çertifikimi që ata duhet të kenë, në mënyrë që qytetarët të kenë garanci, që, të gjitha analizat që ata bëjnë, në strukturat publike apo jopublike, të kryhen me standardin më të lartë të cilësisë.

Posted Under:
Kryesoret Politike Sociale Uncategorized Vendi
Tagged:
Laborator Manastirliu QSUT

Nga e njëjta kategori

Parlamenti debat për “Zvërnecin”, shumica dhe opozita shkëmbejnë akuza për protestat dhe investimin

më shumë...

Shpërthimi me tritol në Balldre, arrestohet autori nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori nga Kruja

më shumë...

“Zvërneci”, opozita interpelancë me ministrin e Mjedisit, Jaupaj: Analizë shkencore e plotë, BE s’kërkon ndalim automatik

më shumë...

“Trajektorja”, sollën heroinë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, arrestohen dy persona, sekuestrohen lekë dhe euro

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:25

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për...

2:16

Parlamenti debat për “Zvërnecin”, shumica dhe opozita...

1:40

Shpërthimi me tritol në Balldre, arrestohet autori...

1:24

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar...

1:02

“Zvërneci”, opozita interpelancë me ministrin e Mjedisit,...

12:55

“Trajektorja”, sollën heroinë nga Maqedonia e Veriut...

12:42

“Trump në Shqipëri vitin tjetër”, Balla: Marrëveshjen...

12:36

Gjermania optimiste për miratimin e marrëveshjes tregtare...

12:26

Protesta të dhunshme në Irlandë, turma qytetarësh...

12:05

Këlliçi: Rama në burg, Berisha në Uashington!...

11:57

Dy operacione në Durrës, 3 të arrestuar,...

11:56

“Shqipëria ka një realitet tjetër”, Tabaku: Kam...

11:56

“U ktheva”, Berisha: Nuk kam qenë kurrë...

11:35

Berisha mbështet protestën e qytetarëve: Të merremi...

11:07

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali...

10:50

“Unë erdha, u krye”, demokratët presin me...

10:38

Demokratët me pankarta në Kuvend, Balla: Flamingo...

10:35

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

10:10

Tre marinarë indianë humbin jetën pas sulmit...

9:48

Kujdesi për lëkurën gjatë verës, çfarë ndryshon...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • Zhdukja e Eglant Koçit prej 4 qershorit, detaje e fundit nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.