Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 July 2026
Vizion fokus

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane...

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit...

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të...

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin, por nëse...

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Deklarata e fortë e Trump: Irani më ka në...

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE!...

Manastirliu: Mirënjohje për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, lufta nuk ka mbaruar

1 Maj 11:19

Në Ditën Ndëkombëtare të Punëtorëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi ekipin mjekësor që është në vijën e parë të përballjes me COVID-19, në Urgjencën Kombëtare, ku i falenderoi për punën e jashtëzakonshme gjatë situatës së emergjencës.


“Në ditën e Ndërkombëtare të Punëtorëve zgjodha Urgjencën Kombëtare për të bërë një falenderim dhe për të shprehur mirënjohjen për punën e madhe që ju keni bërë gjatë kësaj kohe. Puna në shëndetësi është si sahat, duhet të funksionojnë të gjitha pjesët e sahatit që çdo gjë të shkoi mirë. Urgjenca Kombëtare është një kollonë kyçe në të gjithë sitemin shëndetësor. Keni përballuar me sukses një sfidë të madhe siç ishte sfida e tërmetit ku së bashku me pjesët e tjera të sitemit është bërë një punë e jashtëzakonshme. Dhe keni përballuar dhe po vijoni të përballoni një sfidë akoma më të madhe siç është kjo që po kalojmë. Edhe në ketë situatë Urgjenca Kombëtare vijon të jetë në krye të deytrës”, tha Manastirliu.


Duke falenderuar të gjithë punonjësitë e sistemit shëndetësor, Manastirliu u shpreh se mjekët dhe infermierët janë heronjtë e ditëve të sotme.


“Dua të shpreh mirënjohjen për punën e mjekëve dhe infermierëve. Ata janë heronjtë e ditëve të sotme, për atë çfarë ata bëjnë, për sakrificën, përkushtimin dhe solidariterin që ata tregojnë për ata që kanë më shumë nevojë, për pacientët. Por nuk dua të harroj të falenderoj ata që nuk dalin në kamera, janë i gjithë stafi i shoferëve të flotës kombëtare të autoambulancave, sanitaret dhe të gjithë punonjësit mbështetës që bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Sikundër nuk mund të harroj në këtë ditë punonjësit e qendrave tona sociale në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.


Manastirliu tha se situata po përballohet me sukses pasi i gjithë sistemi po funsksionon si një organizëm i vetëm, port ha se lufta ende nuk ka mbaruar.

“Mua me vjen shumë mirë që kemi filluar të funksionojme si nje organizem funksional, të udhëhequr nga disa ekspertë të Komitetit Teknik. Por duhet thënë se është momenti për vigjilencë maksimale sepse lufta nuk ka mbaruar dhe duhet gjurmuar me kujdes çdo vatër në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri I transmetimit të infeksionit të COVID19”, tha Manastirliu.


Drejtuesi i urgjencës kombëtare, dr. Skëndër Brataj u shpreh se ka rënie të thirrjeve për COVID19, por ende ka çdo ditë raste të reja.

“Organizimi ka qenë perfekt, kemi në dispozicion autombulanca të dedikuara për COVID19. Duhet thënë se aktualisht fluksi i thirrjeve është ulur”, tha Brataj.


Ministrja e Shëndetësisë u bëri një apel qytetarëve, sidomos të moshuarve, të vijojnë të tregohen shumë të kujdesshëm që të mos shkojnë menjëherë në spitale apo qendra shëndetësore, por nëse kanë pyetje mbi barna me rimbursim apo duhet të lidhen me mjekun e familjes, të vazhdojnë të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40, ndërsa për çdo urgjencë të kontaktojnë numrin e urgjencës 127.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Lufta Manastirliu sistemi shendetesor

Nga e njëjta kategori

U rrëzua në mal teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari niset me helikopter drejt Traumës

më shumë...

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE! Këlliçi: Protesta nuk është nxitur nga Irani

më shumë...

“Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur dhe i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, shihemi në Shqipëri

më shumë...

Balla nga Strasburg: Shqipëria ka hyrë në fazën vendimtare të anëtarësimit në BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Ecja në natyrë forcon imunitetin dhe ul...

10:37

Përse sytë jeshilë janë kaq të rrallë?

10:06

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet...

10:01

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

9:45

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin...

9:37

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit,...

9:23

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

8:50

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i...

8:50

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës:...

8:35

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

8:30

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin,...

8:10

U rrëzua në mal teksa kulloste bagëtitë,...

8:07

A po plakemi më shpejt se prindërit...

7:43

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

7:26

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi...

7:13

Deklarata e fortë e Trump: Irani më...

7:10

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret...

6:49

Si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga...

6:41

“Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në...

6:32

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video të tje...
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të filloj...
  • Xhaxhai e kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari e plagos me thi...
  • “Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.