Teksa pritet që në mes të marsit të nisë vaksinimi i mësuesve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se ky proces do të kryhet në shkolla. Deklaratat ajo i bëri nga Durrësi, ku pa nga afër vaksinimin e të moshuarve mbi 80 vjeç.

 

 “Do të fillojmë me mësuesit. Do të bëhet një vaksinim, siç e kemi menduar, në shkolla. Ndaj jemi duke përzgjedhur edhe infermierët të cilët fillojnë trajnimin brenda kësaj jave”, bëri me dije Manastirliu.

 

Mbi 32 mijë vaksina të Pfizer kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, ndërsa pritet të vijojë furnizimi nga kontrata direkte me Pfizer, përgjatë muajit Mars, Prill e në vijim. Ndërsa, nëpërmjet instrumentit COVAX, pritet të mbërrijnë brenda dy javëve të para të marsit, 14,400 vaksina AstraZeneca dhe po vijojnë përpjeket për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *