Ministrja Manastirliu deklaroi në komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvend se me buxhetin e vitit 2020 nis financimi i partneritetit për laboratorët, duke filluar me qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” dhe me pas, sipas kontratës, do të shtrihet në 18 spitale.

 

“Trefishohen analizat që do të garantohen falas në 18 spitalet që do të përfshihen në këtë partneritet”, tha Ministrja Manastirliu gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2020.

 

Manastirliu vlerësoi kosto-efektivitetin e programeve si kontrolli mjekësor bazë, për rëndësinë që ka për parandalimin e sëmundjeve kronike.

 

“Gjatë këtij viti janë 100% e qytetarëve të targetuar që e kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, duke zbuluar në kohë sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet e zemrës apo edhe ato tumorale. Sipas vlerësimit të fundit të OBSh për Shqipërinë, programi i check-up konsiderohet kosto-efektiv”, tha Manastirliu.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *