E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Manastirliu: Maska e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur, gjoba kush s’e mban

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zyrtarizoi këtë të mërkurë vendimin e qeverisë për të bërë me detyrim mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura.

Reklamë

Në një deklaratë për mediat, Manastirliu renditi të gjitha ambientet ku nuk do të lejohet hyrja pa maskë.

“Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.”

Ajo theksoi se në rast se ky vendim nuk zbatohet, gjoba do të jetë dy mijë lekë të rinj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë