Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan...

Bota në alarm, Irani gati të godiste me raketa...

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti...

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia...

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë...

Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë,...

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Gonxhe...

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen...

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis: Ja sa...

Manastirliu: Konkurs për 200 pozicione për drejtues shkolle

13 Dhjetor 13:19

Çertifikohen 240 mësues pjesëmarrës të programit të trajnimit për drejtues të shkollave të arsimit parauniversitar, të brezit të pestë të Shkollës së Drejtorëve.

Janë çertifikuar nga Shkolla e Drejtorëve edhe 240 mësues pjesëmarrës të programit të trajnimit përgatitor për drejtues të shkollave të arsimit parauniversitar.

“Janë 240 aspirantë dhe drejtues shkollash që sot çertifikohen nga Shkolla e Drejtorëve dhe në gjithë këto vite janë më shumë se 800 drejtues aspirantë, të cilët janë çertifikuar nga kjo shkollë.

Në qoftë se deri dje, dhe këtu i referohem viteve më parë, që nga mësuesit, deri tek drejtorët e shkollave, i zgjidhte partia, i zgjidhte miku, apo ndonjë praktikë abuzive, tashmë u bënë vite që mësuesit zgjidhen përmes portalit ‘Mësues për Shqipërinë’ dhe drejtuesit e shkollave nëpërmjet një garancie të fortë, sikurse është shkolla e drejtorëve”, tha Manastirliu.

Nga ceremonia e çertifikimit të brezit të pestë të shkollës së drejtorëve, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije hapjen e thirrjes për 200 pozicione drejtuese në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare në të gjithë vendin.

“Duke filluar nga fundi i kësaj jave, do të hapim 200 pozicione të punës për drejtues të shkollave, me një konkurs të hapur, ku ftohen që të aplikojnë edhe drejtuesit e komanduar aktualë, edhe ata aspirantë, për të patur më të mirët në krye të shkollave tona”, – bëri me dije Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka deklaruar se pas çertifikimit të drejtorëve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, do të vijohet edhe me trajnimin e drejtuesve në arsimin parashkollor.

“Sfida e radhës është çertifikimi i drejtuesve në instutucionet parashkollore dhe kjo është edhe pjesë e reformës sonë sa i përket ndryshimeve që ne do të ndërmarrim në shërbimet parashkollore, të cilat kanë nevojë të përshtaten me të rejat e kohës, të modernizohem nga pikëpamja e standarteve dhe të cilësisë që ofrohet në arsimin parashkollor”, – tha Manastirliu. Duke vënë theksin tek rëndësia e rritjes së dinjitetit të figurës së mësuesit, Manastirliu tha se, përveç trajnimeve për edukimit në vazhdim, me buxhetin e vitit 2024 do të ketë një rritje historike të pagave për të gjithë mësuesit.

Nga fillimi i programit të trajnimit nga Shkolla e Drejtorëve, prej nëntorit të vitit 2019, janë çertifikuar 857 mësues.

MAS në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, ka mundësuar një standard të ri për trajnime dhe çertifikime për mësuesit dhe edukimin e tyre në vazhdim.

Posted Under:
Aktualitet Politike

Nga e njëjta kategori

PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen 302 milionë dollarë me SHBA-të

më shumë...

“Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga trokoja, fqinjet rrëfejnë momentet e fundit: Ambulanca u vonua

më shumë...

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan Sazanin”, Rama flet për protestat: Më kanë bërë të reflektoj! Nuk ka ende asnjë projekt

më shumë...

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u dëmtua nga guri fleksibël

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:17

PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen 302...

12:07

“Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga trokoja,...

12:07

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin...

11:22

Bota në alarm, Irani gati të godiste...

11:14

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u...

10:59

Gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin,...

10:34

Adnan Xholi hap garën për Prokurorin e...

10:04

Konflikti për pronën mes dy familjeve në...

9:57

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit...

9:43

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA...

9:41

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i...

8:48

Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e...

8:42

Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë...

8:31

“Kujdes me premtimet që bëni”, parashikimi i...

8:16

Temperatura të larta, parashikimi i motit për...

11:55

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit...

11:18

A do të kandidojë për Bashkinë e...

11:03

Tragjike! Vinçi bie gjatë montimit në një...

10:42

Gjermania vendos trupa në Poloni për të...

10:27

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën shoferi,...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.