“Vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti janë kryer më shumë se 47 mijë ndërhyrje kirurgjikale me instrumentat e rinj dhe sterilizimin me standardet më të larta. Garantojmë qytetarët se shërbimi do të vijojë të jetë në nivelet më të larta, nuk ka urdhër për reduktim operacionesh, ka racionalizim, optimizim dhe siguri për qytetarët”. Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu në konferëncën e 27 të Kirurgjisë shqiptare që po zhvillon punimet në Tiranë.

 

Manastirliu në fjalën e saj tha se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë infeksionet spitalore janë ulur me dy here, duke shtuar se falë investime në spitalet rajonale sot qytetarët mund të kryejnë ndërhyrje të sukseshme afër vendbanimit pa qenë nevoja të vijnë deri në Tiranë.

 

“Nuk është e largët dita kur spitalet rajonale, për të mos folur për spitalet bashkiake, ishin vecse përcjellëse të pacientëve drejt spitaleve të Tiranës. Sot, jo vetëm po funksionojnë por kanë rritur performancën e tyre dhe të dhënat na japin të drejtë. Vetëm gjatë vitit të fundit, krahasuar me një vit më parë, spitalet rajonale i kanë rritur me 20% ndërhyrjet e kompleksitetit të mesëm. Vetëm në këto 9 muaj 17,300 pacientë kanë kryer ndërhyrjet kirurgjikale afër vendbanimit. Ndërkohë që shfryrja e spitaleve të Tiranës i ka dhënë mundësi të rriten me 10% ndërhyrjet e kompleksiteti te lartë në spitalet universitare”, tha gjatë fjalës së saj ministrja.

 

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi në Konferencën e Kirurgjisë se shumë shpejt do të hapet investimi më I rëndësishëm për kirurgjinë në dekadat e fundit, spitali i ri kirurgjikal në QSUT, me 7 salla operacioni, 120 shtrëtër dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *