Pas nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë japoneze, materniteti “Koço Gliozheni” do të pajiset me katër pajisje të reja të teknologjisë bashkëkohore. Këto pajisje do të rrisin në nivel më të lartë cilësinë e shërbimit për nënën dhe fëmijën.

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se do të vijojnë investimet e rëndësishëm në infrastrukturën moderne në maternitete. Ndërsa shton se bashkëpunimi me qeverinë japoneze ka në fokus investimet për nënën dhe fëmijën.

 

“Dy maternitetet e Tiranës do të përfitojnë nga kjo marrëveshje aparatura diagnostikuese të teknologjisë së lartë”, tha Manastirliu.

 

Materniteti “Koço Gliozheni” do të pajiset me aparat ekografie obstetrik-gjinekologjike, dy respitatorë neonatal dhe kardiotokograf, ndërsa në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë’, do të vihet në shërbim Laparaskopia 3d, një aparaturë e re si për sistemi publik ashtu edhe për atë jopublik.

 

 “Po investojmë në katër maternitete, në Lezhë, Berat, Kukës dhe maternitetin Mbretëresha Geraldinë si dhe në pediatrinë e Tiranës, Durrësit dhe Fierit, me synim të rrisim cilësinë e shërbimit për fëmijët”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *