Mjeku Roland Xhaxho është shëruar nga COVID-19. Këtë e ka bërë të vitur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Në një postim në “Facebook”, ministrja konfirmoi se shumë shpejt Xhaxho do të lërë ambientet e spitalit Infektiv.

Manastirliu deklaroi se deri më tani kanë fituar betejën me virusin 40 personel shëndetësor.

“Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga #COVID19 dhe së shpejti do të lërë spitalin infektiv. Janë 40 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 327 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19 #FORCA”, shkruan Ogerta Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *