E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Manastirliu: Ja kur do të rihapen parukeritë, berberët dhe klinikat dentare

Në vijim të prezantimit të planit të rihapjes graduale, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi këtë të enjte se do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh duke fillluar nga 11 maji. Bëhet fjalë për aktivitete si parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare, të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie.

“Në planin tonë të dy javëve që do të pasojnë, duke filluar nga data 11 Maj e në vijim, planifikojme të vijojmë me disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja”, tha Manastirliu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë