Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi këtë të mërkurë masat e ndërmarra te Spitali Universitar i Traumës, ku janë transferuar të gjitha urgjencat e kirurgjisë dhe ato të patologjive malinje.

Ajo deklaroi se janë kryer më shumë se 4000 urgjenca dhe rreth 500 ndërhyrje kirurgjikale gjatë kësaj periudhe.

“Shqetësimi më i madh ka qenë garantimi i shërbimeve të urgjencës për qytetarët në këtë periudhë. Arritëm që të vendosnim përqëndrimin në urgjencën e Spitalit të Traumës të të gjithë kirurgjive, edhe ato të sëmundjeve malinje. Janë rreth 4000 urgjenca të pritura dhe rreth 16-20 ndërhyrje të urgjencës kirurgjikale. Bëmë një organizim të sistemit shëndetësor që të mos mungonte aspak shërbimi cilësor për qytetarët”.

Po ashtu, ministrja tha se do të bëhet hapje graduale e sistemit shëndetësor. Mirëpo, sipas saj, kjo do të varet nga ecuria e situatës së shkaktuar nga COVID-19.

“Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes të gjitha fazat e hapjes së sistemtit shëndetësor që nuk do jenë dhe aq të shpejta. Pasi duhet që të garantojmë mbrojtjen e pacienteve, mbrojtjen tuaj. Puna nuk ka ndalur në spitale, por për urgjencat kirugjikale dhe ato malinje do të vazhdojë puna me intensitet nga stafet mjekësore kudo në vend”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *