E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Manastirliu inspektim të befasishëm në Poliklinikën e Paskuqanit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale zhvilloi një vizitë të befasishme në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 4 në Paskuqan, ku dëgjoi ankesat e qytetarëve për organizimin e shërbimit dhe rradhët e pritjes për shërbimin e specializuar.

 

“Do të marrim masa të menjëherëshme për riorganizimin e shërbimit në këtë poliklinikë specialitetesh, sepse përderisa kemi një sistem përcaktimi të fashës orare, nuk ka arsye pse qytetarët të presin në radhë të gjata”, ju përgjigj Manastirliu interesimit të qytetarëve.

 

Reklamë

Ministrja Manastirliu lajmëroi edhe fillimin e procesit të lehtësimit të procedurave për barnat e rimbursueshme.

 

“Për sëmundjet kronike do të lehtësojmë qytetarët nga detyrimi për t’u paraqitur pranë mjekut të familjes çdo muaj ose çdo dy muaj. Paraqitja te mjeku i familjes do të bëhet çdo 4-6 muaj për rimbursimin dhe vetëm nëse do të jetë e nevojshme për qytetarët mund t’a kryejnë vizitën në çdo kohë”, tha Manastirliu gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Poliklinikën e Specialiteteve në Paskuqan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë