E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Manastirliu i uron shërim të shpejtë Binos: Të presim të na bashkohesh sa më parë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagoi pas lajmit se shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino është infektuar me koronavirus. Teksa i uroi shërim të shpejtë në “Facebook”, Manastirliu tha se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

 

Reklamë

“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT. Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë???????? #Bashkë”

 

Silva Bino është e shtuar në spitalin Infektiv prej tri ditësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë