Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se gjatë fundjavës do të ulet fasha moshore për vaksinimin. Teksa ndoqi nga afër vaksinimin e të moshuarve në Gjirokastër, Manastirliu deklaroi se shumë shpejt do të nisë imunizimi i 60-vjeçarët.

 

 “Në gjithë qarkun e Gjirokastrës janë kryer mbi 10 mijë vaksinime, ndërsa në tërësi kemi arritur mbi 230 mijë vaksinime. Në Gjirokastër ne kemi filluar të ulim grupmoshën. Edhe pse në fakt presim që gjatë kësaj fundjavës të kemi një ulje të moshës në gjithë vendin, pra + 65 vjeç dhe +60 ata me sëmundje kronike.”

 

Ministrja e Shëndetësisë tha se ndërprerja e fluturimeve ka bërë që të ketë vonesa në ardhjen e vaksinave, ndërkohë që tha se jemi të përgatitur për të rritur ritmin e vaksinimit.

 

“Kemi pasur pak vështirësi sepse në fakt pezullimi i linjave ajrore ka bërë që edhe vaksinat që prisnim që të vinin, të vonohen. Ndërkohë që ne duam që të rrisim ritmin e vaksinimeve dhe jemi të përgatitur për 20-30 mijë vaksinime në ditë”, bëri me dije Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *