E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Manastirliu: Aksion kombëtar për aksesueshmërinë për invalidët

 “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të nisë një aksion kombëtar në të gjithë qendrat shëndetësore, spitalet dhe institucionet sociale për të garantuar aksesueshmërinë fizike për personat me aftësi të kufizuar”.

 

Në mbledhjen e parë të këtij viti të Këshillit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar drejtuar nga Ministrja Manastirliu, u diskutua mbi aksionet konkrete në rrëzimin e barrierave për personat me aftësi të kufizuar.

 

Reklamë

Ministrja Manastirliu I bëri thirrje edhe ministrive dhe institucioneve të tjera t’I bashkohen aksionit kombëtar për rritjen e aksesueshmërisë.

 

Punësimi I personave me aftësi të kufizuar ka përparësi -theksoi Manastirliu- me nxitjen e ndërmarrjeve sociale, të sanksionuara tashmë me ligj dhe aktet nënligjore që po finalizohen do të bëjnë të mundur mbrojtjen e grupeve vulnerabël dhe përfshirjen në punësim të kateorisë së personave me aftësi të kufizuar.

 

Ministrja Manastirliu u ndal edhe te reforma e nisur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuar, për të krijuar një model të ri vlerësimi bio-psiko-social për këtë kategori, vlerësim që kryhet në cdo vend në Europë.

 

 

Në takim merrnin pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë znj. Gjonaj, zv/Ministra të disa fushave si Rendi, Arsimi, Kultura, Infrastruktura, etj si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe personave me aftësi të kufizuar, pjesë e Këshillit Kombëtar të Personave me aftësi të Kufizuar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë