E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Manastirliu: 900 persona me aftësi të kufizuar do të përfitojnë çdo vit karriget me rrota falas

Ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale ka nisur financimin e shërbimit të karrocave me rrota të personalizuara për personat me aftësi të kufizuar. 900 persona në vit do të përfitojnë karrocat falas.

 

Reklamë

Manastirliu shpërndau pajisjet e prodhuara enkas për 15 gra me aftësi të kufizuar nga Tirana e Durrësi ndërsa. Falë financimit të ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale u bë e mundur garantimi i vijimit të punës së përshtatjes së karrocave me rrota për personat me aftësi të kufizuar.

 

Deri tani, me mbështetjen e këtij shërbimi janë pajisur rreth 700 persona me aftësi të kufizuara me karroca ndërsa çdo vit, do te përfitojnë rreth 900 persona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë