Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se 14 spitale universitare, rajonale dhe bashkiake kanë sot shërbimin e laboratorit të standardeve më të larta

Sipas Manasatirliut, shumë shpejt do të zgjerohet ky zinxhir i spitaleve publike me super laboratorë modern.

“14 spitale universitare, rajonale dhe bashkiake kanë sot shërbimin e laboratorit të standardeve më të larta, me të njëjtën cilësi, si në Tiranë, ashtu edhe në çdo cep të vendit. Shumë shpejt zgjerohet ky zinxhir i spitaleve publike me super laboratorë modernë, për të gatantuar për qytetarët shërbim cilësor, afër vendbanimit”, shkruan Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *