Pavarësisht se Inter vijon të këmbëngulë, rruga që të con drejt Lukakut sa vjen e bëhet edhe më e vështirë.

Manchester United nuk heq dorë nga kërkesat e larta ekonomike për kartonin e sulmuesit belg.

Bëhet fjalë për shifrën 80 milion euro, një cmim që sipas klubit zikalter nuk mund të negociohet dhe është I papranueshëm nga Interi.

Por djajte e kuq nga ana tjetër nuk kanë bërë asnjë hap fals dhe mesa duket as që kanë ndërmend ta bëjnë këtë gjë edhe në vijim.

Belgu, sipas klubit anglez, mund të lëvize vetëm me shitje përfundimtare dhe me pagesë maksimumi në dy këste të shifrës 80 milion euro.

Inter ka vetëm një mundësi në këtë drejtim, të shesë Icardin për 60-80 milion euro.

Situata është shqetësuese për Conten I cili ka nisur punën me ekipin por nuk ka ende asnjë sulmues nga ata që kishte kërkuar, Lukakun apo edhe Dzekon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *