Manchester City marshon drejt titullit kampion te këtij sezoni ne Premier League. Ne sfidën e vlefshme per javën e  28, te ashtuquajturit qytetaret munden ne Emirates ne harkun kohor te 18 minutave Arsenal me rezultatin e thelle 3-0, duke e çuar ne 16  pike distancën me vendin e dyte ne renditjen e përgjithshme. Skuadrës se Pep Guardioles i mjaftoi nje pjese loje per te mbyllur gjithçka, edhe pse ne letër kishte nje ndeshje te vështire perballe nje skuadre si Arsenali. Ne minutën e 15 pas nje aksioni personal te Sane, topi përfundoi ne këmbët e Bernardo Silva, i cili nuk e kishte te vështire te mposhte portierin Ceh. Topçinjtë u munduan te reagonin por gjuajtjet e Xhakes dhe Ramsey hasen ne rezistencën e portierit Ederson. Ne minutën e 28 pas nje aksioni mes tre lojtareve Sane Aguero e David Silva ishte ky i fundit qe çoi topin ne rrjete duke dyfishuar rezultatin. 5 minuta me vone ne nje kapitullim total londinezet do te pësonin edhe golin e trete ketë here me lojtarin me te mire te mbrëmjes Sane. Me fillimin e pjesës se dyte te zotet e shtëpisë mund te kishin ngushtuar diferencën e golave kur gjyqtari kryesor akordoi nje penallti pas nje ndërhyrje te Otamendit ne zone ndaj Mkitarjan. Por nga pika e bardhe Obamejang u neutralizua nga portieri Ederson. 3-0 rezultati përfundimtar ashtu si te dielën e kaluar ne kupe mes fërshëllimave ne Emritas te tifozëve vendas ne drejtim te teknikut Arsen Venger.

 

 

Ndalet Barcelona ne javën e 26 te La Liges. Ne stadiumin Gran Canaria, katalanasit nuk shkuan me shume se barazimi 1-1 kundër vendasve te Las Palmas dhe tashme janë vetem 5 pike larg Atletikos se Madridit ne krye te renditjes. Fillim i shpejte per miqtë me Mesi dhe Suarez te cilet vune ne prove portierin Chichizola ndërkohe qe ishulloret reaguan me Halilovic. Ne minutën e 21 ne nje goditje perfekte dënimi Lionel Mesi kaloi ne avantazh skuadrën e tij, por edhe pse ne avantazh Barcelona vuajti deri ne fund te pjesës se pare pas agresivitetit te Las Palmas ne tentativën per te barazuar me Halilovic Etebo dhe Calleri. Dhe me fillimin e pjesës se dyte vendasit kthyen gjithçka ne baraspeshe. Ne minutën e 48 gjyqtari kryesor akordoi nje penallti pas nje topi te prekur me dore ne zone nga Dinje te cilën e ktheu ne gol Calleri. Qe nga ky moment Barcelona ne sulm me te gjitha forcat ne kërkim te golit te fitores, por pa arritur te çaje ne murin e ngjeshur te te zotëve te shtëpisë. Te dielën ne Kamp Nou sfida per titull kundër Atletikos se Madridit qe ne pak jave ka arritur te rikuperoje 6 nga 11 piket distance.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *