E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Man. City shkatërron Realin, Juventusi mund PSG-në

Pep Guardioles i kthehet buzëqeshja pas humbjes ne derbi. Ne Los Angeles Memorial Coliseum Manchester city shpartalloi kampionin e Evropës Real Madrid akoma pa Kristiano Ronaldon me rezultatin e thelle 4-1 ne sfidën e vlefshme për Internacional Champions Cup.

 

Pas një pjese te pare me rrjeta te paprekura qytetaret gjeten 4 here rrjetën ne te dytën me Otamendi, Sterling, Stones dhe Diaz. Pak minuta nga fundi erdhi dhe eurogoli i madrileneve i vulosur nga i Riu Arnaiz Oscar Rodrigues.

 

Reklamë

Ndërkohe ne Hard Rock Stadium te Majemit , Juventus arriti fitoren e pare ne sfidën e dyte te turneut 3-2 ndaj Paris Sg. Higuain zhbllokoi shifrat ne fundin e pjesës se pare por francezet kthyen gjithçka ne baraspeshe ne minute e 53 me Guedes.

 

Markisio kaloi përsëri ne avantazh Juventus vetëm 9 minuta me vone ndërsa rezultati do te barazohej përsëri kur Pastore ne minute e 80 mposhti portierin kundërshtar . Por shifrat do te ndryshonin përsëri kur nje minute nga fundi markisio nga pika e bardhe e penaltie I dhuroi fitoren skuadrës se Alegrit .

Vazhdo të lexosh

Reklamë