E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Mamaja e Rita Orës emocionon me urimin që i bën vetes në ditën e lindjes

Vera Ora ka lindur në Kosovë, por vetëm një vit pas lindjes së vajzës së vogël Rita Ora, u largua në vitin 1991, për shkak të gjendjes politike atje, bashkë me të shoqin dhe dy vajzat e saj, Ritën, asokohe një vjeçe, si dhe Elenën, tre vjeçe.

 

Reklamë

Vera është diplomuar për mjekësi në Rusi dhe ka punuar si mjeke e përgjithshme në Kosovë, por gjatë viteve të para të qëndrimit në Londër ia kushtoi jetën fëmijëve të saj. Vera vendosi të specializohet në psikiatri dhe në vitin 2005 filloi punë si psikiatre në sistemin shëndetësor publik. Vera është ambasadore e projektit “Fuqizimi i grave shqipfolëse”, drejtuar nga programi “Shpresa” dhe “Ndihma për lehtësimin e grave”.

 

Zonja Ora është e famshme jo vetëm për arritjet e saj si grua në karrierë, por edhe si nënë shumë e suksesshme dhe krenare për fëmijëte saj. Sot ajo feston ditëlindjen e 53-të dhe Vera nuk mund të ishte më krenare dhe e lumtur për atë çka ka në jetë.

 

“Nëse si unë edhe ju i keni mbijetuar asaj që keni menduar se do të ju vrasë, vendosni një kurorë, nuk ju duhet leje nga askush! Nëse njerëzit nuk mund ta durojnë atëherë ata nuk janë njerëzit tuaj. Besoni në vete! Po festoj ditëlindjen time dhe urime për të gjithë Bricjapët tjerë”, ka shkruar Vera në fotografinë ku shihet me një kurorë në kokë.

 

“Gëzuar ditëlindjen @veraora, shumë krenare për ty, je kaqe mirë dhe e fortë dhe e bukur brenda dhe jashtë!!”, ka shkruar Elena në fotografinë e postuar me nënën e saj kur ishte një vajzë e vogël.

 

Ndërsa vajza e saj e dytë, e cila po e bën krenare çdo ditë e më shumë Verën, Rita ka zgjedhur një kolazh të fotove të ëmbla nga fëmijëria e saj./Living

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë