E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Malta arreston 10 të dyshuar për vrasjen e gazetares

Policia malteze ka arrestuar 10 persona të dyshuar se kanë lidhje me vrasjen e gazetares investigative, Dafne Karuna Galicia, e cili mbeti e vdekur gjatë një atentati me bombë në makinën e saj, me 16 tetor.

 

Kryeministri i Maltës, Xhosef Muskat, tha për mediat se disa nga të arrestuarit janë persona të njohur për policinë. Por ai u tregua i rezervuar kur gazetarët e pyetën nëse në mesin e të arrestuarve gjendet edhe organizatori i krimit.

 

Reklamë

Vdekja e gazetares 53-vjeçare, e cila zbuloi përfshirjen e kryeministrit maltez në “panama papers” dhe korrupsionin brenda qarqeve politike në Maltë, tronditi vendin, si dhe shkaktoi reagime në të gjithë evropën. Me një karrierë 30-vjeçare,  Karuna Galicia cilësohej si një nga gazetaret më të guximshme dhe të rëndësishme të Maltës.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë