E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Malmstrom: BE do t’u kundërgjigjet tarifave të SHBA

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Tregtinë Cecilia Malmstrom është shprehur se blloku prej 28 vendesh po përgatitet të kundërpërgjigjet ndaj Shteteve të Bashkuara nëse Presidenti Donald Trump vendos tarifa për automjetet dhe pjesët e tyre të këmbimit që SHBA importon nga jashtë.

 

Ndërkohë në fillim të qershorit, presidenti Trump shpalli tarifa për çelikun dhe aluminin e Bashkimit Evropian, të cilave BE iu përgjigj me taksa ndaj produkteve amerikane, duke kërcënuar t’i shtrijë ato në industrinë e automobilëve.

 

Reklamë

 

Përmes një konference për shtyp në Bruksel të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall, Malmstrom ka thënë se Bashkimi Evropian po harton “një listë masash ribalancuese” nëse Shtetet e Bashkuara imponojnë tarifa mbi automobilët.

 

Tarifat e reja mund të dëmtojnë industrisë e madhe evropiane të prodhimit dhe eksportit të automobilëve, si dhe konsumatorët dhe prodhuesit në Shtetet e Bashkuara, ku çmimet do të rriteshin nëse tarifat hyjnë në fuqi.

 

Ndërsa pritet që Malmstrom dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker të takohen me Presidentin Trump javën e ardhshme në Uashington.

Vazhdo të lexosh

Reklamë