Subscribe

Partia Demokratike ka listuar te gjitha arsyet pse sipas saj, ky sezon turistik ishte i dështuar. Kreu i Departamentit për Turizmin, Jamarbër Malltezi, ka deklaruar se turistët ketë vit, u ndeshen me probleme qe fillonin nga rreziku i sigurisë së jetes, ndërprerjet e energjisë elektrike e deri tek mungesat e ujit.

“Bregdeti i Vlores u kthye ne Llucomare ndërsa injoranca dhe vjedhjet me fasaden e Lungomares e kthyen atë në stresin më të madh të jetës për turistet dhe vlonjatët. Qeveria ka braktisur me kohë detyrën, ndërsa qytetarët në kulmin e sezonit turistik bëjmë pyetjet që i kishim harruar prej 10 vitesh si; “A ka drita? Po ujë? Po siguri?”

Malltezi ka premtuar se kur Partia Demokratike te vije ne pushtet do te punoje per te rikthyer sigurinë e jetës dhe të pronës, per te përmirësuar mjedisin dhe zhvilluar turizmin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *