Një aksident tragjik i mori jetën dy shqiptarëve në Itali dhe shoqes së tyre me origjinë italiane.

 

Lexo edhe :

Related Posts

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, 8 dhjetor. Altin Hoti, 22 vjeç humbi drejtimin e makinës dhe përfundoi në lumë. Bashkë me të humbën jetën edhe Egli Gjeci, 26 vjeç dhe  Giulia di Tillio me banim në Portogruaro 21 vjeçe.

 

Mediet italiane kanë publikuar detaje tronditëse nga ngjarja.

 

Lexo edhe: Makina del nga rruga dhe bie në lum, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë në Itali (EMRAT)

 

Familja Hoti, kishte ende të hapur plagën e humbjes së djalit të tyre, Admir Hoti.

 

 

Admir Hoti, 19 vjeç humbi jetën pas një aksidenti tragjik në maj. Së bashku me të në makinë ndodhej edhe i ati, i cili shpëtoi.

 

 

Altini, i cili pati të njëtin fat si i vëllai, shkruante në rrjete sociale se e ndjente shumë mungesën e Admirit.

 

 

“Mungon shumë kampioni im. Kjo jetë pa ty është vërtetë e vështirë. Na mungon shumë. Të premtoj se do bëj gjithçka për të pasur drejtësinë e duhur. Mezi pres të të ritakoj vëllai im”, shkruante në shtator të këtij viti, Altini për vëllanë e tij, Admirin./vizionplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *