Kronikë
Mallakastër, 29 kg kanabis në banesë, 2 persona në pranga

Një tjetër rast i veprimtarisë kriminale është goditur këtë të mërkurë në Mallakastër, ku si pasojë në pranga janë vënë dy persona.
Reklamë
Sipas policisë janë sekuestruar 29 kg Kanabis, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit M. Ç. në Usojë, Mallakastër u gjetën dhe u sekuestruan 29 kg lëndë narkotike kanabis.
Ndërkohë gjatë kontrollit, në banesën ku u gjet lënda narkotike, ndodhej edhe shtetasi A. S., i cili dyshohet si bashkëpuntor me shtetasin M.Ç në këtë veprimtari kriminale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




