Subscribe

Në Maliq cdo vit organizojnë festën e “Bukës së re”, festë e cila duket se e ka zanafillën shumë më herët, atëhere kur banorët e fushës së Maliqit në lëmët e grurit organizonin festat e të korrrave.

KJo feste ka mbetur dhe ka për të qënë për sa kohë në këtë fushë, një nga më të mëdhatë në vend, kulturat e drithërave do të zenë vendin kryesor të kultivimit.

Natasha Bame, banore e fshatit Drithas, dikur punonjëse në kombinatin e sheqerit, bashkëshorti i saj agronom në fushën e Maliqit dhe dy djemtë e saj, kanë dy furra buke në Korcë. Pavarësisht kësaj, ajo e bën bukën vetë, me miellin e grurit të fushës së Maliqit. Kjo pasi buka që ajo e bën vetë, është shumë herë më e shijshme.

Për të ruajtur traditën e kësaj feste, kryebashkiaku Gëzim Topciu siguron se tradita e kësaj feste do të vazhdojë edhe për të nxitur fermerët të kultivojnë kulturën bazë, atë të grurit, kulturë e cila së bashku me panxharin e sheqerit, por edhe drithërat, të zënë sipërfaqet më të mëdha të fushës së Maliqit.

Fusha e Maliqit, dikur ka qënë shumë pjellore, tani ndoshta nuk ka rendimentin e atershëm por është e rëndësishme se pas “ribonifikimit” edhe interesi i fermerëve është ritur në maksimum për kulturat bujqësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *