E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Maliqi me dy nënkryetarë të rinj të Bashkisë

Florenc Tabaku dhe Eridjon Rustemi do të jenë dy nënkryetarët e rinj të bashkisë Maliq.

 

Burime të siguruara pranë kësaj bashkie bënë me dije se ndryshimet kanë ardhur si pasojë  e vendit bosh të krijuar në këtë bashki pas daljes në pension të nënkryetarit Vaskë Çunoti dhe shtimit të një tjetër pozicioni në këtë bashki pranë kryetarit Gëzim Topçiu.

 

Reklamë

Florenc Tabaku Momentalisht mban pozicionin e drejtuesit të zyrës së punësimit në Korçë ndërsa Eridjon Rustemi administrator i njësisë Pojan në këtë bashki.

 

Shumë shpejt pritet që kryetari i bashkisë Maliq të zyrtarizojë edhe këto lëvizje duke emëruar Tabakun dhe Rustemin si dy bashkëpuntorët e tij më të afërt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë