E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Maliq, zjarri shkrumbon banesat

4 banesa janë shkrumbuar si pasojë e një zjarri masiv të regjistruar pas mesnate në fshatin Sheqeras në Korçë. Flakët kanë nisur në njërën prej banesave, e cila në oborr kishte dhe bazë ushqimore për bagëtitë. Më pas, ato më pas u përhapën edhe në shtëpitë e tjera, ngjitur me të.

 

Sipas banorëve edhe pse zjarrfikësja është lajmëruar, ajo ka mbërritur me vonesë. Banorët tregojnë momentet e vështira të përballjes me flakët. Ky është zjarri i dytë brenda pak ditësh që shkrumbon banesat në Bashkinë e Maliqit.

 

 

Më shumë video

Reklamë