Më shumë se 8000 banorë të fshatrave Zëmblak, Zvezdë, Koritë dhe Shëngjergj në bashkinë e Maliqit herë pas herë vuajnë problemet e mungesës së energjisë elektrike. Për shkak të rrjetit të dobët, mjafton një erë e fortë dhe të katër këto fshatra mbeten pa energji.

 

Banorët nga njëra anë pretendojnë se rrjeti elektrik që vjen nga Devolli është i dobët dhe kërkojnë ndryshimin e krahut për tu furnizuar me energji nga rrjeti që vjen nga fshati Pojan, për të zgjidhur këtë problem që krijohet herë pas here.

 

Nga ana tjetër lidhur me këtë situatë duket se ka një bashkëpunim mes drejtorisë rajonale të OSHEE në Korçë dhe bashkisë Maliq për të ndryshuar krahun e furnizimit me energji elektrike të fshatrave në fjalë me qëllim zgjidhjen e problemit. Palët janë në bisedime të vazhdueshme dhe pritet që shumë shpejt të ketë një plan veprimi për të normalizuar situatën dhe për të shmangur shkëputjet e energjisë.

 

Me ndërhyrjen që pritet të bëhet në vazhdim do të zëvendësohet i gjithë rrjeti i amortizuar duke minimuzuar problemet e defekteve në linjat e energjisë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *