Policia e Maliqit sekuestroi gjatë ditës së martë 8 kg kanabis, ndërsa vuri në pranga dy të rinj. Mariglen Katros, 33 vjeç dhe Lerbi Xhemollari 25 vjeç ranë në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi prej 8 kilogram  hashash.

 

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve se dy të rinjtë bashkëpunonin me njëri-tjetrin për trafikimin e drogës. Uniformat blu nisën hetimet, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë trafik droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *