E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Maliq, 25-vjeçari humb jetën në aksident

Një 25 vjeçar ka humbur jetën këtë të diele në Korçë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një rrugën dytësore vetëm pak metra larg aksit nacional Maliq-Moglicë mbi fshatin Nikollarë. Taulant Matraku bashkë me kushëririn e parë kishin shkuar me një mjet të tonazhit të rëndë në një stan të fshatit për të marrë pleh organik. Në kthim, në tentativë për të frenuar është përplasur me një shkëmb dhe më pas është përmbysur. Matraku ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa kushëriri i tij ka pësuar vetëm dëmtime të lehta. 25-vjeçari jetonte në Durrës dhe kishte vetëm tri ditë që kishte ardhur në fshatin e tij te lindjes.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë