E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mali i Zi zgjedh presidentin

Në Mal të Zi po mbahen sot zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë 7 kandidatë. Por beteja e vërtetë është ajo mes ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç dhe kandidatit të opozitës Mladen Bojaniç. Partitë shqiptare të cilat konsiderohen të përçara në politikën e tyre, këtë herë kanë treguar unitet duke shprehur mbështetjen e tyre për kandidatin Gjukanovic.

 

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 532 mijë e 600 qytetarë, ndërsa kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00. Deri më tani është raportuar një proces i rregullt zgjedhor dhe nuk ka patur incidente. Sondazhet parashikojnë fitoren e pakontestueshme të Gjukanovic i cili ka qenë gjashtë herë kryeministër dhe një herë president i këtij vendi.

 

Reklamë

“Unë synoj të vazhdoj me politikën e lidhjes së shteteve dhe fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit më të madh për integrim evropian, pasi Mali i Zi është vend lider në rajon në këtë proces”, ka thënë Gjukanoviq gjatë fushatës.

 

Këto votime janë cilësuar vendimtare për Malin e Zi, ato janë të parat që kur vendi u bashkua me NATO-n dhe shihen si një prove për orientimin europian të vendit. Në rast se asnjëri nga kandidatët nuk fiton shumicën e votave në raundin e parë, balotazhi do të mbahet më 29 prill.

Vazhdo të lexosh

Reklamë