E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Mali i Zi pa koronavirus, hap kufijte më Shqipërinë, mund të bëhet plazh pa kushte

Mali i Zi është vendi pa asnjë rast me koronavirus.

Në një konferencë për shtyp kryeministri Marko Gjuric deklaroi se do t’i rihapin kufijtë në fillim të qershori me Shqipërinë, Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Gjermaninë, Poloninë, Greqinë.

Reklamë

Kreu i qeverisë vuri në dukje  se këto shtete i plotësojnë kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik në Podgoricë, pasi kanë deri në 25 të infektuar në 100,000 banorë.

Të huajve që do të hyjnë në Mal të Zi, nuk do t’iu kërkohet testim i posaçëm dhe do t’iu jepen udhëzime të qarta që duhet t’i ndjekin gjatë qëndrimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë