Së fundmi Mali i Zi, ka ndaluar pirjen e cigares në vendet e mbyllura publike.

 

Sipas ligjit që ka nisur së zbatuari nga 14 gushti, pirja e duhanit është ndaluar në të gjitha vendet e mbyllura publike, duke përfshirë kafetë, ndonëse për kazinotë vlen rregullore tjetër.

 

Ligji është miratuar në mënyrë anonime më 31 korrik, pasi ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, ka thënë se ligji kundër duhanit që është miratuar më 2004 nuk ka arritur pritshmëritë.

 

Hrapoviç ka thënë se zyra e tij do të tentojë të zbatojë secilën pikë të ligjit.

 

Bazuar në një studim të Bankës Botërore në vitin 2016, 46 për qind e popullsisë së këtij shteti mbi moshën 15-vjeçare pin duhan, derisa ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka vlerësuar se rreth 400 malazias janë të diagnostikuar me kancer të mushkërive çdo vit.

 

Ndëshkimet për shkelje të ligjit, që po ashtu rregullon edhe shitjen e cigareve, dallojnë nga 560 deri në 22,370 dollarë.

 

Disa liderë biznesorë dhe përfaqësues të industrisë së turizmit kanë thënë se shqetësohen se ligji i ri mund të ndikojë në të ardhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *