Subscribe

Nga kjo e shtunë, Mali i Zi do të hapë kufijtë për shtetasit shqiptarë dhe vendet e tjera të rajonit, me kusht rezultatin negativ të testit. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, sqaroi se sëmundja mund të mbahet nën kontroll nëse ka disiplinë në zbatimin e masave.

DR. BOBAN MUGOSA

DREJTOR I ISHP, MALI I ZI

“Shohim se kurba e infeksioneve të reja në vendet e rajonit ka arritur një pikë të qëndrueshme, ka ende rrezik por këtë e kanë në dorë të gjithë qytetarët. Kemi hyrë në një fazë, në të cilën transmetimi lokal është ende i lartë, por ai është plotësisht i kontrolluar. Edhe industria e turizmit ka nevojë të marrë frymë. Prandaj bëj thirrje që të respektohen masat e higjienës dhe distancimit fizik. ”

Në 450 testime të kryera, 50 prej tyre kanë rezultuar pozitive në 24 orët e fundit. Javën e ardhshme, Mali i Zi pritet të nxjerre edhe udhëzimin konkret për hapjen e shkollave, ndërsa kopshtet do të fillojnë në shtator. Edhe në vendet e tjera të rajonit po diskutohen masat që do të merren për vitin e ri shkollor, ndërsa ende nuk ka një vendim konkret në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *