Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 May 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Korçë-Maliq, dy të plagosur

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev, pavarësisht paralajmërimit...

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë...

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri...

Rubio: Ngushtica e Hormuzit do të hapet në një...

Pas tre muajsh ndërprerjeje totale, rikthehet interneti në Iran

Kreu i Dumës ruse kërcënon Ukrainën me armë të...

Kryenegociatori i Iranit kthehet nga Katari, bisedimet me SHBA...

Kryeparlamentarja Armengol në takimin me Peleshin: Spanja mbështet fuqimisht...

Askush si ai! Ramadani është lojtari me më shumë...

Mali i Zi, dështon përpjekja e qeverisë për të miratuar sanksionet kundër Rusisë

17 Mars 20:08

Mbledhja e Qeverisë së Malit të Zi u ndërpre të enjten për shkak të mosmarrëveshjeve mbi procedurën e miratimit të vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

 

“Arsyeja e ndërprerjes së seancës nuk është vetëm në pjesën procedurale, por edhe në mungesën e respektit dhe sjelljes së pahijshme të ministrit të jashtëm Raduloviç ndaj kryeministrit Zdravko Krivokapiç”, njoftoi qeveria e Malit të Zi.

 

 

Për situatën e krijuar zëvëndëskryeministri Dritan Abazoviç mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku bëri të ditur qëndrimin e kryeministrit për sanksionet ndaj Rusisë.

 

“Gjithçka ishte në rregull derisa arritëm në pikat që kishin të bënin me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat kaluan në komisionet qeveritare. Erdhëm në një situatë që kryeministri propozoi konkluzione të reja, që kishte për qëllim ta bënte të pakuptimtë vendimin për sanksionet. Ne nuk mund t’i bëjmë të pakuptimta këto gjëra në lidhje me reputacionin ndërkombëtar të Malit të Zi. Konkluzionet ishin shumë të qarta dhe të harmonizuara me atë që miratoi Këshilli i Bashkimit Evropian, dhe gjithçka përtej kësaj nuk është as juridikisht e as politikisht e vlefshme”, tha zoti Abazoviç.

 

Zëvendëskryeministri malazez gjithashtu tha se “Qeveria është në një mandat teknik dhe se ajo përbëhet nga njerëz që mund të mos kenë një profil të qartë pro-perëndimor dhe se mund të na duhet pak më shumë kohë për ta përfunduar këtë punë”.

 

Komisioni për Sistemin Politik të Qeverisë, i kryesuar nga zoti Abazoviç, të martën propozoi njëzëri një paketë sanksionesh kundër Rusisë, e cila më parë ishte miratuar nga Brukseli zyrtar.

 

Lufta në Ukrainë i ka ndarë në dy grupe aktorët politikë në Mal të Zi.

 

Derisa pjesa më e madhe e zyrtarëve malazezë i kanë mbështetur të gjitha veprimet e BE-së lidhur me luftën në Ukrainë, partitë pro-serbe dhe pro-ruse si dhe Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi nxisin një mbështetje të hapur për Rusinë dhe presidentin e saj Vladimir Putin./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Mali i Zi Perpjekje qeveri Rusi Sanksione

Nga e njëjta kategori

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev, pavarësisht paralajmërimit rus

më shumë...

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë kënaqësi nga veto

më shumë...

Rubio: Ngushtica e Hormuzit do të hapet në një mënyrë ose në një tjetër

më shumë...

Pas tre muajsh ndërprerjeje totale, rikthehet interneti në Iran

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:06

Aksident në aksin Korçë-Maliq, dy të plagosur

7:51

Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do...

7:39

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev,...

7:21

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE,...

7:20

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet...

7:04

Rubio: Ngushtica e Hormuzit do të hapet...

6:42

Pas tre muajsh ndërprerjeje totale, rikthehet interneti...

6:39

Kreu i Dumës ruse kërcënon Ukrainën me...

6:25

Kryenegociatori i Iranit kthehet nga Katari, bisedimet...

6:05

Delegacioni i kongresistëve amerikanë mbërrin në Kosovë...

5:54

Kryeparlamentarja Armengol në takimin me Peleshin: Spanja...

5:44

Askush si ai! Ramadani është lojtari me...

5:29

Putin do vizitojë Kazakistanin, marrëveshje në sektorët...

5:14

“Shqiptaria është me Shkupin”/ Nis protesta në...

5:05

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:03

Skandali para shkarkimeve te Milani, Alegri dhe...

4:53

Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi...

4:38

Zelensky kundër propozimit të Merz: Ukraina meriton...

4:09

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

3:54

Netanyahu zotohet për ofensivë më të ashpër...

Më të klikuarat

  • “Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund...
  • E gjithë ferma në televotim, Blerina eliminohet nga gara, nu...
  • Shtetasi italian Francesco Diviesti Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Jo vetëm Mozën dhe Zhakun, Agai dënon edhe Ilirin, masa që u...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.