E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Maldini e djali i tij bashkë me çiftin Dybala të infektuar nga COVID-19

Lajme të keqija edhe nga bota e sportit.

Paulo Maldini, legjenda e Milanit si dhe ylli I Juventusit Paulo Dybala kanë rezultuar pozitiv në testin ndaj COVID-19.

I pari që e bëri public lajmin vetë ishte fantazisti argjentinas. Ai postoi në instagram një foto me të fejuarën e tij duke konfirmuar se cifti ishte I infektuar me koronavirus.

 

Reklamë

Megjithatë Dybala tha se ai dhe e fejuara Oriana janë në gjëndje të shkelqyer. Ky është rasti I trete I lojtarëve të Juventusit, pas Matuidi dhe Ruganit.

 

 

Ndërkohe pak më vonë u konfirmua në mediat italiane edhe dalja pozitiv në teste edhe e Paulo Maldinit së bashku me djalin e tij, sulmuesin Daniele Maldini.

 

 

Ishte vetë klubi kuqezi që konfirmoi lajmin se drejtori teknik I klubit Paolo Maldini ishte I infektuar me COVID 19.

 

Ata kanë 14 ditë në karantinë dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë aty edhe për  dy javë të tjera ndërsa aktualisht janë në gjëndje të mirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë