E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Malala, fituesja e Nobelit për Paqe, martohet në Angli

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, u martua me partnerin e saj, Asser Malik, me një ceremoni islamike në Britani.

 

“Sot është një ditë e çmuar në jetën time. Asser dhe unë u martuam, për të qenë partnerë për gjithë jetën”, njoftoi Malala, mbrëmjen e së martës, në Twitter.

 

Reklamë

Postimi u shoqërua me imazhe të saj dhe të bashkëshortit dhe u pëlqye nga dhjetëra-mijëra ndjekës.

 

Malala, 24 vjeçe, aktiviste pakistaneze për të drejtat e grave, ka gjetur strehim në Britani, pasi është qëlluar në kokë nga talibanët në vitin 2012.

 

Ajo ka qenë 15 vjeçe kur është sulmuar, për shkak të fushatës së saj për shkollimin e vajzave në Pakistan.

 

Në moshën 17-vjeçare, ajo është bërë personi më i ri që ka fituar Çmimin Nobel për Paqe.

 

Bashkëshorti i saj, sipas profilit të tij në Twitter, është menaxher biznesi që aktualisht punon në Bordin e Kriketit të Pakistanit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë