Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 May 2026
Vizion fokus

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një nga të...

Rubio: Pres që Irani të paraqesë një propozim serioz...

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel Farage triumfon...

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca në Gjykatën...

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje qytetarëve për...

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u mbrojtur”, Veliaj...

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me dy raketa...

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në...

“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”, Rama: EU4Municipalities...

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo: Buxhet 11...

Malaj takohet me biznese të sektorit të turizmit në Berat, fokus deklarimi real i pagave dhe konkurrenca e ndershme

10 Prill 13:27

Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve,  Ilir Binaj, zhvilloi një takim me subjekte që operojnë në sektorin e turizmit në qytetin e Beratit. Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi mbi problematikat dhe sfidat me të cilat përballen këto subjekte gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, bashkëpunimi me Administratën Tatimore dhe ecuria e zbatimit të planit operacional për sektorin e turizmit në rajonin e Beratit.

Në diskutimin e tij, Ministri Malaj vuri në dukje ndikimin e sektorit të turizmit dhe të sektorëve të ndërlidhur me të në ekonominë kombëtare dhe rëndësinë formalizimit real tëtij.  Në këtë drejtim, Ministri tha se është thelbësore rritja e deklarimit të pagave reale dhe përmirësimi i nivelit të pagave aktuale, gjë që përkthehet në rritje të mirëqenies për punonjësit dhe më shumë siguri për të ardhmen e tyre, ashtu si edhe rritja e transparencës fiskale dhe deklarimi real iqarkullimit të bizneseve.

Duke iu referuar qytetit të Beratit, Malaj tha se ai përbën njëhistori suksesi në zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit, megjithatë, duhet një angazhim më i madh për të garantuar konkurrencë të ndershme, rritje të cilësisë së shërbimeve dhe përmirësim të nivelit të pagave.

Sipas të dhënave, në sektorin e turizmit në Berat operojnë 746 tatimpagues, nga të cilët vetëm 50 janë subjekte me TVSH, ndërsa kontributi i këtij sektori në TVSH përbën rreth 2.3% të totalit të aktivitetit ekonomik, me një vlerë prej rreth 16.5 milionë lekësh. Numri i të punësuarve në këtë sektor ka pësuar rritje me 11 %, megjithatë ka ende nevojë dhe hapësirë për përmirësim të strukturës së pagave dhe formalizimit të marrëdhënieve të punës.

Në prag të sezonit turistik, është e domosdoshme rritja e angazhimit për të garantuar konkurrencë të ndershme dhe qëndrueshmëri afatgjatë të sektorit. Formalizimi i aktivitetit dhe përmirësimi i standardeve janë kyç për të rritur besimin dhe zhvillimin ekonomik.

Takimi u zhvillua në formën e një diskutimi të hapur, ku përfaqësuesit e biznesit ndanë shqetësimet dhe sugjerimet e tyrepër më shumë mbështetje, akses në fuqi punëtore të kualifikuar dhe politika që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajon.

Posted Under:
Anash Ekonomi Vendi

Nga e njëjta kategori

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një nga të rinjtë e përfshirë në ngjarje

më shumë...

Rubio: Pres që Irani të paraqesë një propozim serioz në orët në vijim

më shumë...

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel Farage triumfon në garën për këshillat lokale

më shumë...

Protestojnë peshkatarët në Pogradec, kërkojnë heqjen e kufizimeve për gjuetinë në liqen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:36

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një...

4:21

Rubio: Pres që Irani të paraqesë një...

3:53

INSTAT: Çmimet u shtrenjtuan, inflacioni në prill...

3:41

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel...

3:29

Protestojnë peshkatarët në Pogradec, kërkojnë heqjen e...

3:22

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca...

3:13

Skandali i helmimit të studentëve, policia shpall...

2:57

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje...

2:54

“Vetëvendosje” koalicion me 3 parti: Synojmë vazhdimin...

2:43

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u...

2:17

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me...

2:06

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika...

1:58

Publiku vendos sot për Fabjolën! Mbrëmjen e...

1:05

“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”,...

12:58

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo:...

12:48

Programi europian për pushtetin vendor, ambasadori Gonzato:...

12:35

Aksion i madh policor në Gjermani, disa...

12:31

Skender Hita mesazh studentëve të Akademisë së...

12:18

Mbyllja e kapitujve të integrimit, Dhuka: Jemi...

12:11

Era e fortë shkakton probleme në Vlorë,...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua me p...
  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • Ekzekutimi i 66-vjeçarit në Sarandë, i plagosur mbeti edhe n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.