E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Makth italianësh, Interi mposht Bayern-in

Kampionët e Gjermanisë u mposhtën 2-0 nga Inter . Djemtë e Spaletit u shfaqën në formë të mirë kundër Bavarezëve duke e zgjidhur ndeshjen që në 30 minutat e para.
Të dy golat për zikaltërit u shënuan nga sulmuesi Eder , fillimisht në minutën 8  dhe më pas në të 30′.

 

Dëmtimi i mesfushorit Franck Ribery e detyroi trajnerin Carlo Ancelotti ta zëvendësonte me Milos Pantovic. Në pjesën e dytë formacionet thuajse u ndryshuan plotësisht, me Bayern-in që pritej të bënte diçka më shumë me lojtarë si Thomas Müller, James Rodriguez dhe Renato Sanches, por kjo nuk ndodhi.

Me këtë fitore Inter i jep sinjal kundërshtarëve që pavaresisht nje merkatoje jo shume te bujshme po përmirësohet dita ditës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë